Ish-kryeministri Sali Berisha ka mallkuar të gjithë ata që janë kundër tij. Gjatë foltores së mbajtur në Devoll, Berisha ka deklaruar se analistë, gazetarë, njerëz të qeverisë dhe njerëzit afër Lulzim Bashës po flasin kundër tij. Për këtë arsye, ai ka lëshuar një mallkim ndaj tyre.
“Të gjithë analistët me në krye Baton Stanishicin merrem me mbrojtjen e tij. Le pastaj një grup tjetër, të cilët ia kanë shitur shpirtin Djallit, domethënë xhepit të tyre dhe vjedhin vrer gjithë javën e të premten shkojnë në xhami për të larë mëkatet. Në fakt hyjnë mëkatarë, dalin mëkatarë por ia lëmë Zotit punën e tyre. Nuk merremi me ta”