Ish-kryeministri Sali Berisha u përcoll në banesën e tij nga mbështetësit e tij. Ai e konsideroi këtë protestë të mbyllur, duke paralajmëruar se do të mblidhen sërish. Berisha tha se edhe pse nuk e kanë arritur maksimumin e tyre dëshmuan se kishin organizim mes tyre.
‘Në rast se nuk arritëm maksimumin arritëm të dëshmojmë organizimin tonë. I dëshmuam botës se armiku më i egër pas Hoxhës është Evdin Kristaq Rama dhe pengu i tij Basha. Miqët e mi, ju e patë vete se si e shpalosi Rama skenarin e tij.’- tha Berisha.
