VIDEO/Berisha shpjegon foton me Enver Hoxhën: Isha në një ditëlindje por…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar rrethanat e fotos që po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai shihet pranë diktatorit Enver Hoxha.

Berisha shpjegoi në emisionin “Opinion” se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin, por fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Liliana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ish-kryeministri ishte anëtar bordi.

“Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo. Nëse sheh intervistën time, ai që po drejton sot emisionin (Blendi Fevziu) më ka pyetur:  A e ke takuar personalisht Enver Hoxhën? Jo i them unë, se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po them ekzakt atë që tregon fotografia. Kemi qenë në një ditëlindje, që mesa di unë e Liliana Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtar bordi i kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni, unë e kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam patur miqësi me djalin e tij të vogël dhe të shoqen e tij. Kjo është fotografia”,-tha Berisha.

Vinkmag ad

Read Previous

UGSH, dega SHBA: Nisma amerikane, rizgjim i kurajës profesionale dhe mbështetje madhore për lirinë e medias

Read Next

VIDEO/Lulzim Basha bëhet trim: Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, pjesë e krimit të organizuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular