Aktivistja shqiptare Evi Kokalari që vepron në SHBA ka treguar se çfarë ka biseduar sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim si dhe theksoi se ato janë mike të hershme me njëra-tjetrën. Sa I përket shpalljes nongrata të Berishës, Kokalari nuk preferoi të japë komente nëse kjo çështje ishte temë e bisedës së tyre apo jo.
Ndërkaq sot, Kokalari u shfaq sot pasdite në krah të Berishës në Vlorë gjatë ‘Foltores’ së tij për ribashkimin e Partisë Demokratike, ndërsa paradite ajo është fotografuar nën shoqërinë e ambasadores Yuri Kim. Kujtojmë se ky takim vjen një ditë pasi Yuri Kim ishte në zyrën e kryedemokratit Basha dhe nga ku u tregua tejet e ashpër me liderin historik të së djathtës.
