Gjatë takimit të foltores që ish-kryeministri Berisha po mban në Sarandë, njëri prej të pranishmëve ka shpërthyer në lavde ndaj tij. Ai deklaroi se ka ndryshuar biletën e tij për në SHBA, vetëm për të takuar ish-kryedemokratin.
Sipas militantit të djathtë, PD është në pikë të hallit për shkak të Bashës, duke shtuar se Berisha është Skënderbeu i Krujës që e ka provuar historia.
Demokrati: Të uroj shëndet doktor se pushtetin e ke në duar. Do ta firmos këtu unë. Atë që bëri Rama e ke në duart e tuaj. Ti je kthyer sërish dhe je shpëtimtari i gjithë Shqipërisë. E kisha për të ikur në SHBA, por meqë erdhe ti këtu e ndërrova biletën për t’ju takuar ju se PD-ja është në pikë të hallit. Ti ke vetëm një faj, që ai dhe PD-në atij pa bosht kurrizor. Ke gjithë Shqipërinë me vete. Do të vijë gjithë Diasporën me vete. I them Spiropalit që Berishë është Skënderbeu i Krujës që e ka provuar historia.