VIDEO/Do të hash apo të kërcesh? Albi Nako bullizon vajzën e vogël mes emisionit televiziv

Koreografi Albi Nako është vënë sërish në fokus të rrjeteve sociale për bullizmin që ka ushtruar ndaj një vajze të vogël, për shkak të peshës së saj. Vajza e cila është konkurrente për kërcim në emisionin ‘T’ka mami yll’ është ironizuar nga Nako për peshën duke e pyetur nëse i pëlqen më shumë të kërcejë apo të ushqehet. Vajza i thotë se i pëlqen më shumë të kërcejë.

Më pas Albi Nako e pyet vajzën se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Ky ishte një moment si sikletshëm për vajzën, e cila u zu ngushtë dhe u ndje e bullizuar. Madje kjo nuk përfundon vetëm me Albin, por dhe anëtarja tjetër e jurisë Erjona Rusi, e pyeti vajzën nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Basha: Llumi që u pasurua gjatë qeverisjes së PD pastron paratë në Tiranë dhe i shërben Edi Ramës, shantazhon sot demokratët

Read Next

Dosja “Gërdeci”/Zbardhet vendimi i Gjykatës për Fatmir Mediun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular