Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Disa persona janë përleshur midis tyre, madje janë nxjerrë dhe thikat, por fatmirësisht nuk janë përdorur.
Në video të publikuar nga JOQ shihet një person zbret nga një makinë e zezë së bashku me disa persona të tjerë dhe nis të ofendojë një person tjetër. Më pas ai i afrohet personit tjetër dhe nis ta godasë me grushte. Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri, ndërkohë që personi që shan dëgjohet duke e kërcënuar personin tjetër duke i thënë “do të vras”.
“Pershendetje JOQ! Ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne Astir, u nxorren dhe thikat por fatmiresisht nuk u perdoren. Detajet nuk i dime por kemi kapur videon pak me vonese se nese do e kishim kapur me pare do kishim filmuar dhe momentet kur ata u zune me grushte dhe disa persona mbeten te shtrire ne toke“, është shprehur