
Në momentin që një prej të miturve i drejtoi pikturën e tij një efektivi, ai e mori letrën dhe e puthi në faqe djalin e vogël. Edhe pse me uniformë veshur s’do të thotë që nuk ka ndjenja e nuk preket nga apeli i të vegjëlve që duan shtëpitë e tyre.
Fëmijët kanë aftësinë që të zbusin çdo zemër! Pasi vizatuan shtëpi në disa fleta të bardha, teksa familjarët e tyre protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në 4 zona të Tiranës, fëmijët ua drejtuan efektivëve të Policisë. Të gjithë bashkë shkuan pranë kordonit që mbronte Kryeministrinë nga qytetartët, por një moment u pikas nga
Në momentin që një prej të miturve i drejtoi pikturën e tij një efektivi, ai e mori letrën dhe e puthi në faqe djalin e vogël. Edhe pse me uniformë veshur s’do të thotë që nuk ka ndjenja e nuk preket nga apeli i të vegjëlve që duan shtëpitë e tyre. Ndërkohë që fëmijët vizatonin, banorët e “5 majit’, Laprakës dhe ata të Kamzës e Paskuqanit u mblodhën sërish në protestë përpara Kryeministrisë, duke i bërë thirrje për drejtësi kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, që t’u japin shtëpi të reja me të njëjtat metra katrorë që ata kanë. Ose ti dëmshpërblejnë me çmimin e tregut.
