Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka kërkuar që kryedemokrati Lulzim Basha të dalë e të kërkojë falje. I ftuar në “Open”, Gjekmarkaj tha se Partisë Demokratike ka manipuluar zgjedhjet e madje ka pasur raste që edhe kanë dhunuar kundërshtarët e tyre politikë.
Ai tha se shumë prej anëtarëve në PD, kanë bërë karrierë sepse u janë servilosur kryetarëve, si Sali Berishës, ashtu edhe atij aktual, Lulzim Basha.
“PD ka manipuluar zgjedhjet ka rrahur kundërshtarët. Më vjen turp për këto megjithëse e kam mbeshtetur. Duhet të kërkojme falje. Dikush duhet ta bëjë. Basha të paktën. Nëse fiton Berisha bëhet një parti haxhiqamiliste që del kundër SHBA. Berisha ka bëre njerëz nga 4 herë ministra dhe 6 herë deputetë vetëm se i janë lëpirë. Edhe tani ka budallenj që bëjnë karrierë duke iu lëpirë Bashës. I refuzoj këto parti të ndyra,”- tha Gjekmarkaj.
