Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një mësues dhunon nxënësen në klasë. Protothema shkruan se në video shihet mësuesi duke sulmuar nxënësen, ndërkohë që shokët e saj të klasës nxitojnë për ta ndaluar.
Mësuesi godet nxënësen në fytyrë, e tërheq flokët dhe e hedh në tokë. Pas ngjarjes, të indinjuar nga lëvizja e papranueshme e mësuesit, nxënësit janë grupuar dhe i kanë thyer e përmbysur makinën mësuesit. Nga mediat greke bëhet me dije se ky mësues është arrestuar pas ngjarjes së rëndë.