Emisioni “Today” sapo kishte nisur transmetimin në 7:53 të mëngjesit kur kamera kapi prezantuesit Savannah Guthrie, Hoda Kotb dhe Craig Melvin të kthyer duke shikuar nga Rockefeller Plaza pas tyre duke komentuar se në sfond kishte pasur një njeri që vraponte i zhveshur. Pikërisht në atë moment vrapuesi vendosi se ishte koha për një raund tjetër.
“Ai u kthye!” tha Kotb, me sa duket duke e parë atë në një monitor në studio. “Ku janë rrobat tuaja?! Çfarë je duke bërë?!“, bërtitën Guthrie dhe Melvin para se emisioni të kalonte në reklama. Emisioni u kthye në sensacionin e rrjetit kur u postua online pak më vonë dhe njerëzit nuk mundeshin ta besonin se kjo gjë ndodhi live.