Analisti dhe ish-deputeti Mark Marku është shprehur se Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbështetjen e SHBA dhe BE, duke iu referuar këtu vizitës së 6 ambasadorëve në selinë blu.
Në emisionin “Opinion”, Marku tha se ambasadorët shkuan në selinë e PD për të frenuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë diskutimeve Marku u përfshirë në një debat me gazetarin Ylli Rakipi.
Pjesë nga debati:
Marku: Janë ambasadorët e fuqive më të mëdhaja të botës.
Rakipi: Ku janë mo..
Marku: Nuk të ndërhyra, a ke mundësi që të ndërtosh një fjali, ndërtoje për veten tënde. Të lutem mos ndërhy, kaq.
Rakipi: Dhe ne na jep kaq kohë, ose të ikim tani.
Marku: Janë 6 ambasadorë dhe kanë shkuar në takim me kryetarin e opozitës dhe kanë bërë një akt politik dhe i kanë dhënë mbështetje Lulzim Bashës o zotëri se e shikojnë si faktor stabiliteti në politikën e Shqipërisë .
Fevziu: Marku vetëm qetësohu..