VIDEO/Gazetari shqiptar në Londër Arben Manaj: Ambasadorët në Shqipëri si mbretër, në vendet e tyre s’i njeh njeri

Gazetari shqiptar në Londër Arben Manaj ka folur lidhur me rolin e ambasadorëve në vendin tonë.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion”, Manaj u shpreh se ambasadorët në Tiranë trajtohen si “monarkë” dhe “mbretër” nga politika por edhe media.

Sepse ndoshta në vendet nga vijnë ose në momentet që hipin në Rinas në “Austrian Airlines” nuk i njeh njeri, por sillen aty edhe për fajin tonë të medias dhe për fajin të politikës shqiptare që i trajton këta si mbretër, si monark. Gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Unë kam përshtypjen që këta ndërkombëtarë ndoshta nuk e njohin psikologjinë dhe realitetin e Shqipërisë se të njëjtën gjë bënë dhe me Albin Kurtin në Kosovë. Besoj e mbani mend çfarë mesazhesh i dërgonte Grenelli, keni dhe 2 ditë, keni dhe 3 ditë, PDK-së dhe LDK-së për të hequr Albin Kurtin. Në momentin që kosovarët e kuptuan ndikimin e amerikanëve për të cilin ata nuk ishin dakord dhe padyshim në zgjedhjet e ardhshme, e sollën përsëri në pushtet. Dhe ky mendim që pa ndihmën e amerikanëve nuk vjen dot në pushtet, kjo është absolutisht e pavërtetë. Nuk pyet shqiptari diku në një mal të Përmetit apo të Kukësit se kujt i shkel syrin Yuri Kim. Ai shikon interesa të tjera. Nëse do të fitojë Rama me shumicë absolute do të fitojë dhe ambasada amerikane nuk ka shans ta ndryshojë rezultatin, ashtu si dhe PD-ja. Se edhe në ’97 e hoqën Berishën nga pushteti, por në 2005 nuk e ndaluan amerikanët të vinte prapë në pushtet. Pse? Sepse fitoi shumicën”, tha ndër të tjera gazetari Arben Manaj.

Vinkmag ad

Read Previous

Berisha i shpalli të atin “Kryetar Nderi”, Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë ndaj Berishës: Mënyra si po e trajton Azemin…

Read Next

(VIDEO) “Erdhi e tha, turp të keni…”/Mark Marku sherr me Ylli Rakipin: Mos më ndërpre a ka mundësi të mos…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular