VIDEO/Futbollisti rus i bën ‘hatanë’ vendit të tij, do pendohet gjithë jetën

Kroacia do të luajë në Kupën e Botës në Katar 2022. Ekipi ballkanas kishte duelin e fundit një finale, ndoshta si një finale Botërori pasi vetëm një fitore e çonte skuadrën e Daliç në Katar.

Në një duel dramatik me Rusinë që kryesonte Grupin H, Kroacia bëri të pamundurën në një duel shumë të fortë dhe fizik dhe vetëm një autogol në fundin e ndeshjes vendosi kualifikimin.

Pas shumë rastesh të krijuara dhe dominimi në lojë në 81′ pas një krosimi në zonë, Kudryashov e dërgoi topin në rrjetë fatkeqësisht duke i dhënë avantazhin Kroacisë dhe kualifikimin në Kupën e Botës. Për Rusinë tashmë duhet llogaritur faza playoff ku duhet të mësojë kundërshtarin fillimisht.

Në dy ndeshjet e fundit të grupit, Sllovakia e mbylli në vend të tretë pasi mposhti 6-0 Maltën në transfertë teksa Sllovenia mundi 2-1 Qipron.

Vinkmag ad

Read Previous

I dënuar për vrasje/Ky është kuksiani i ekstraduar nga Anglia

Read Next

Skandali/TIMS-i zbulon udhëtimet e Lulzim Bashës me bosin e incerenatorëve, nuk pranoi t’i paguajë gjobën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular