Një sherr i ashpër ka ndodhur në studion televizive mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Agim Baçit.
Të dy të ftuar në emisionin “Repolitix”, Murrizi komentoi deklaratën e Ramës ndaj Bashës për një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa Agim Baçi, i cili i kujtoi deputetit se edhe vetë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike. Më pas debati degjeneroi me përplasje në gjuhë të ashpër, deri në momentin kur ndërhyri moderatori Denis Minga.
