VIDEO/ Gjiknuri: “Ne hedhim valle” se opozita është e përçarë, Ilir Meta po përgatitet për…

Jepi Share

Socialistët janë të bindur se do i fitojnë zgjedhjet, përfshirë dhe Bashkinë e Shkodrës, një bastion që nuk mbahet mend që kur është drejtuar për herë të fundit nga një socialist.

Sekretari politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri nuk e fsheh që kriza në PD i favorizon.

“Jo nuk mund të mos e pranoj, por ndërkohë ne kemi kohë që punojmë”.

Emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Rrogozhinës e Dibrës u zyrtarizuan të premten nga kryesia. E vetmja bashki ku ende janë duke u shqyrtuar kandidaturat është Lushnja. Edhe në këtë rast Gjiknuri nuk e fsheh që arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes e ka vështirësuar situatën në gjirin e PS në këtë bashki.

“Nuk ka qenë e lehtë, por do e fitojmë”.

Në këto zgjedhje të pjesshme, Gjiknuri sheh si aktor dhe Presidentin e Republikës që është rikthyer si para 25 Prillit të jetë shumë aktiv në publik.

“Ai është botërisht i përfshirë, po përgatitet për tranzicionin e tij. Nuk flas për frymëzimin politik të tij”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

SHBA i jep goditjen përfundimtare Sali Berishës/I kthen përgjigjen e fortë për ‘nongratan’

Read Next

SHBA i dha goditjen finale, Berisha vazhdon me të tijën. Bën lëvizjen e befasishme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular