VIDEO/ “Hë mo tani. Ik na lër rehat!” Çfarë ndodhi në 31 vjetorin e PS/ Gjiknuri e fton të flasë në festë, Rama reagon ashpër

Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në oborrin e selisë. Edhe pse larg nga syri i mediave, kamera ka kapur një moment nga ceremonia, ku kryeministri Edi Rama sikletoset nga Damian Gjiknuri.

Festa është përshëndetur vetëm nga një fjalim i shkurtër i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damina Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi kryeministrit Rama për të folur.

“Dua t’ju uroj të gjithë socialistëve, 31 vjetorin paçi gjithçka të mirë në familjet tuaja. Të rrojë PS dhe të rrojë Shqipëria. Le të argëtohemi. Nëse kryetari do le të thotë ndonjë gjë,”- tha Gjiknuri me mikrofon. Ndërsa Rama, duke i bërë gjeste me dorë, lë të kuptohet se i thotë: Hë më lëre tashi. Ik na lër rehat.

Vinkmag ad

Read Previous

Video/ Tensionohet situata në stadium. Ndërpritet ndeshja Greqi- Kosovë, Muriqi reagon ashpër: Ndalojeni këtë m*t sfide

Read Next

“Mos ndërhyni në punët e brendshme”/ Kina paralajmëron ashpër SHBA-të: Nëse përpiqet ta vendosë Pekinin në pozitë të vështirë, do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular