Një shqiptar 20-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik në Riccione të Italisë.
4 moshatarë të tjerë, 2 vajza dhe 2 djem u plagosën rëndë pasi makina e tyre u përplas me një pemë rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës.
Në gjendje të rëndë është një 20-vjeçare shqiptare me iniciale B.N. të plagosurit e tjerë janë një italian 20 vjeç, një maroken 21 vjeç dhe një kroat 22 vjeç.

