VIDEO/Ilir Meta rrëfen sekretet ‘bombë’ me Lulzim Bashën: Ja si më lutej të…

Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se Ilir Meta ishte katalizatori i shkatërrimit të fushatës së opozitës në zgjedhjet e fundit, kreu i shtetit ka vendosur t’i përgjigjet atij duke rrëfyer raportet mes njëri-tjetrit.

‘Të vërtetat me Bashën, lutja për shtyrjen e zgjedhjeve në Gjermani, raportet me SHBA-në, përplasjet me Yuri Kim’– janë disa nga tematikat më të ‘nxehta’ që do të marrin përgjigje nga kreu i shtetit ditën e nesërme në Syri Tv.

Si nisi përplasja Basha-Meta?

Basha deklaroi pak ditë më parë në një intervistë për VOA-n se në trekëndëshin e të keqes janë më shumë se tre persona, janë lidhjet me oligarkët dhe krimin kundër interesave të qytetarëve. Ndërsa theksoi se disa ditë më parë se qasja e Metës para zgjedhjeve ishte ajo që shkatërroi frymën opozitare në 25 prill.

Nga ana e tij, presidenti iu përgjigj deklaratës së Bashës përmes një mesazhi të publikuar nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi.  Ai e cilësoi Bashën si kontribuuesin kryesor të Rilindjes, duke thënë se ai iu është “lutur me lot në sy” Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore .

Vinkmag ad

Read Previous

Humbi jetën pas sfidës në “Tik-Tok”/Ja çfarë shkruante në rrjetet sociale 13-vjeçari

Read Next

VIDEO/Berisha: Ja ç’do t’i bëj George Sorosit sapo të bëhem kryeministër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular