Një ngjarje aspak e zakontë raportohet nga Lezha! Prej disa ditësh tashmë, banorët ankohen se një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del në orët e vona të natës, me një armë në dorë! E reja shëtit me armën e ftohtë duke e lëvizur sa lart e poshtë, në një prej lagjeve të Lezhës.
Banorët, të cilët ndihen të frikësuar kanë bërë edhe një denoncim në polici, ndërsa Top Channel ka mundur të sigurojë edhe pamjet e marra nga disa kamera sigurie pranë kësaj rruge.
Vajza, e veshur me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë, pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.