Trupi i një detektiveje në pension u zbulua brenda frigoriferit në shtëpinë e saj në Kaliforni.
Policia bëri zbulimin tronditës kur një familjar i Miriam Travis, 87 vjeç i kërkoi të bënte një kontroll rutinë në shtëpinë e saj sepse nuk kishte marrë lajme prej 2 muajsh.
Autoritetet në Riverside , California, thanë se pyetën gocën e viktimës dhe filluan të vërenin deklarata të cilat nuk përputheshin me njëra-tjetrën në lidhje me vendndodhjen e mamasë,” tha oficeri Javier Cabrera për NBC News. “Oficerët ishin në gjendje të hynin brenda banesës, e cila ishte e çrregullt. Ata hynë brenda, kaluan nëpër garazh dhe në frigorifer gjetën nënën e vdekur brenda frigoriferit. ” Vajza 64-vjeçare u ndalua për pak kohë nga policia, por nuk u arrestua dhe hetuesit po presin rezultatet e një autopsie.
“Është një tragjedi siç mund ta imagjinoni. Nuk mendoj se ndonjëri prej nesh mund ta imagjinojë ta ketë nënën në frigorifer, apo jo? ” tha fqinji Randy Hayes. “Zemrat tona janë thyer nga ky lajm dhe e gjithë familja LASD mban zi për humbjen e saj,” tha Sherif Alex Villanueva në një deklaratë. Travis punoi për Departamentin e Sherifit në Los Angeles nga viti 1963 deri sa doli pension.