Konspiracionisti Alfred Cako ka thënë dje në ‘Rrethin katror’ se kanë lobuar njerëz të fuqishëm për zgjedhjen e Bajram Begajt në krye të Presidencës.
“Nga radhët e ushtrisë është një zgjedhje e mirë. Që do të thotë presidenti duhet të jetë një burrë më peshë. Procesi në të cilën u zgjodh ky ishte në mënyrë shumë okulte. Unë kam informacion për njerëzit e fuqishëm që kanë lobuar për Begajn. E para, afirmimin nga ndërkombëtarët e ka marrë kur është zgjedhur shef shtabi” tha Cako.