VIDEO/ Ky është vendi ku vrasësi i policit qëlloi veten me armë

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin Opinion në Tv Klan detaje të reja për ngjarjen e rëndë që tronditi sot vendin, ku polici Saimir Hoxha u vra me armë zjarri nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Gazetari Koka ka ndjekur nga afër në terren të gjithë aksionin e forcave RENEA për kapjen e autorit. Këto janë edhe pamjet e vendit ku Aldi Rama qëndronte i fshehur për rreth 2 orë, përpara se ai të qëllonte veten me armë duke mbetur i plagosur në gjendje kritike.

Në vendngjarje konstatoheshin dhe shenja gjaku të 21-vjeçarit nga transportimi drejt ambulancës. Gazetari Spartak Koka tregoi në Opinion se sipas informacioneve të marra në vendngjarje, Aldi Rama kishte në krahun e majtë edhe një tatuazh në gjuhën angleze ku shkruante “Dua të bëhem vrasës”.

Vinkmag ad

Read Previous

Kush ishte Saimir Hoxha/Në 2007-ën shmangu përplasjen e makinës së Jozefina Topallit, i preu rrugën një mjetit me shpejtësi

Read Next

VIDEO/E kaluara e frikshme e Aldi Ramës, si e detyroi të dashurën të kryente marrëdhënie para dy shokëve. E mori në taksi dhe e çoi në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular