Armando Broja nuk ka të ndalur me paraqitjet pozitive në Premier Ligë. Sulmuesi la gjurmë në ndeshjen kundër Kristal Palas.
Me një predhë nga distanca 20 vjeçari la të shtangur kundërshtarët dhe shënoi golin e dytë të sfidës. Broja vazhdon të dhurojë spektakël në Angli.
Pavarësisht se Sauthempton nuk po kalon një sezon të mirë duke u renditur në vendin e 14-të në Premier Ligë, talenti shqiptar duket se po bën një performancë të shkëlqyer.
Nga 6 ndeshjet e fundit që është aktivizuar si titullar, Broja ka shënuar 4 gola, duke u bërë kështu lojtari me moshën më të re (poshtë 20 vjeç), që shënon kaq gola në Premierë Ligë këtë sezon.
Madje ai ka lënë pas dhe emra si Romelu Lukaku i cili ka shënuar 3 gola, Kai Havertz me 2 gola dhe Timo Verner me 1 gol.
