Raketa kineze ka përfunduar në Oqeanin Indian. Të paktën kështu raportojnë mediat shtetërore kineze, të cilave iu referohet edhe prestigjiozja britanike ‘The Guardian’.
The Guardian shkruan më tej se “mbetjet e raketës kineze kanë rënë përsëri në Tokë, duke u zhytur në Oqeanin Indian pranë Maldiveve, sipas mediave shtetërore kineze.”
Media britanike shpjegon më tej se “shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, raporton media shtetërore, duke cituar zyrën e Inxhinierisë Hapësinore Kineze.”
