Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ndodhet prej disa ditësh pas hekurave, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kur shkoi në Durrës dhe u dhunua nga Noizy në lokalin e këtij të fundit.
Por, mbrëmjen e djeshme ai ka thyer rregullat edhe brenda qelisë, pasi ka gjetur mundësinë për të hyrë live në rrjetin social Instagram. Videot e bashkëbisedimit të tij me një vajzë po bëjnë xhiron e rrjetit në të gjitha rrjetet sociale.
Gjatë bashkëbisedimit, Cllevio Serbiano ka treguar tekstin këngës së re që ka krijuar nga qelia, ku fokusin si gjithmonë e vendos tek tipi i tij “gangster”.
Ai gjithashtu thotë se në burgun e Fierit e ka pritur “gjahtari i Vlorës”, teksa shton më tej se në të njëjtin burg ndodhet dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe Kakamat e Vlorës. Cllevio tregon se Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës.
Kujtojmë se pas disa ditëve në burgun 313 në kryeqytet, Tahiri u zhvendos në burgun e Fierit ku do të vuajë dënimin me 3.4 vite burg të dhënë nga Apeli i GJKKO-së për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Teksti i krijuar në qeli nga Cllevio Serbiano:
Gangon në terren, gjujts nga izolimi
Gango para gjykatës, s’di ça është rehabilitimi
Thyej masa të sigurisë, pi makiato te Blerimi
Parkohem aty te Stinzi, Kakam vetëbesimi
Te burg i Fierit më priti gjahtari i Vlorës
Pyete Arkimedin, kush është Lolonja Vlorës
Kakamat e Vlorës i kam këtu te sektori
Dhe Saimir Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës.