VIDEO/Në vendin ku u vra, familjarët dhe miqtë vendosin buqeta me lule për efektivin Saimir Hoxha

Familjarë, miq e kolegë kanë vendosur lule në vendin ku është vrarë nënkomisari Saimir Hoxha. Buqetat e vëna në anë të rrugës do të përkujtojnë efektivin e ekzekutuar në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 28 shtatorit, pranë zonës së Kune-Vainit në fshatin Ishull-Lezhë. Aldi Rama nuk pranoi të kontrollohej nga policia dhe qëlloi për vdekje efektivin Hoxha.

Disa orë më vonë, teksa ndodhej i rrethuar nga RENEA, ai qëlloi dhe veten e ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Vinkmag ad

Read Previous

Nëna iu nda nga jeta disa ditë më parë/Pirro Dhima: Udhëtim të mbarë, jeta jote mund të jetë një libër

Read Next

E frikshme, çfarë pasurish/Dalin në shesh pasuritë e fshehura të udhëheqësve botërore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular