Search
Close this search box.

VIDEO/Njihuni me shqiptarin nga Vlora, i cili projektoi Hummerin elektrik, që testoi Joe Biden

Presidenti Amerikan Joe Biden, prej kohësh po promovon makinat elektrike që po prodhohen nga fabrikat e tre kompanive të mëdha të SHBA në Detroit.

Fabrika që kanë kaluar vështirësi të mëdha, që ndikoi më pas në një papunësi galopante dhe trazira sociale e ekonomike.

Në një plan gjigand investimesh prej 1.3 trilion dollarë, Biden ka planifikuar edhe mbështetje për klimën, ku gjithashtu ka vendosur çështjen e makinave elektrike.

Presidenti amerikan ishte në fabrikën e General Motors, ku dhe ngau një Hummer elektrik, duke e promovuar në faqet e tij si një makinë e së ardhmes.

Këtë seri makinash elektrike të GM-së, e ka projektuar një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit bën pjesë një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska. I ndodhur prej kohësh në SHBA, ai është pjesë e një familje të njohur qytetare dhe intelektuale të Vlorës. Pak vite më parë, vëllai i tij, Tanush Shaska, një akademik mjaft i njohur në SHBA u rikthye në qytetin e tij, ku mori drejtimin e Universitetit “Ismail Qemali”, me idenë për ta kthyer një qendër perëndimore arsimi, por nuk e lanë, pasi ai parashikonte që mediokrit të mos kenë punë në marrjen e titujve apo në dhënien e leksioneve.

Vinkmag ad

Read Previous

Daçiç: Kosova të ndërrojë emrin, është fjalë serbe

Read Next

Gruaja nxjerr videon dhe trondit botën: Më rrëmbyen alienët, ja çfarë bënë me trupin tim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular