Aktivistja e njohur Evi Kokalari, e cila ishte e pranishme në lëvizjen “Foltorja” të ish-kryeministrit Sali Berisha në Pogradec. Ajo është shprehur se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është më i rrezikshëm se kryeministri Edi Rama.
“Ndërsa të gjithë janë të zënë me çfarë po ndodh me Berishën, me PD, të tërë luftojnë Edi Ramën, dua të ju them që të keni mendjen te Erion Veliaj, është kokë e këmbë individ i George Soros. Edi Rama mund të ikë, por Erion Veliaj është më i rrezikshëm se ai”, u shpreh Kokalari gjatë fjalës së saj.