Deputeti Ervin Salianji dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani janë përplasur ashpër mes njëri-tjetrit duke hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.
Madje debati në ‘Open’ ka degraduar në fjalor banal, kur teksa Ristani i ka thënë Salianjit shpifës pasi ky i fundit e akuzoi atë se kishte nxitur djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Nga ana e tij, Salianji është kthyer Ristanit me fjalor të rëndë duke e cilësuar edhe një njeri të dehur. Madje iu drejtua se “ta fus një që të të hyjë llapa aty ku duhet”.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: