VIDEO/“Ore kujdes fjalët me mua…”, plas sherri në emision mes Nikoll Lesit dhe Salianjit për prishjen e koalicionit PD-LSI

Një debat i fortë është zhvilluar mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Nikoll Lesi. Sherri nisi për shkak se Lesi e cilësoi Berishën si “udhëheqësin shpirtëror” të PD, gjë që sipas tij është tragjikomike.

Në këtë moment u fol për protestat dhe komenti i Salianjit nxiti debat.

Deputeti përmendi një artikull të publikuar nga gazeta e drejtuar nga Lesi ku thuhet se Berisha duhet të rrëzohet me armë. Ndërsa gazetari iu përgjigj duke i thënë që duhet të ketë kujdes me fjalët pasi po flitet për protesta, jo për artikuj e gazeta.

Pjesë nga debati:

Nikollë Lesi: Salianji, ju thatë që LSI ka Kryemadhin dhe Meta është president. Të gjithë e dimë që Meta është udhëheqësi shpirtëror i LSI. Edhe PD udhëheqës shpirtëror ka Sali Berishën. Është tragjike dhe komike të shohim që Saliu trazon ujin e PD. Koalicioni është i prishur.

Ervin Salianji: Koalicionet e partive politike nuk janë të përjetshme.

Nikollë Lesi: Kur shkon në Korçë çfarë të thonë?

Ervin Salianji: Kushdo që thotë protesta, protesta, protesta, sidomos ju që keni thënë duhet të merren armë për të rrëzuar Berishën. Nuk rrëzohet asnjë qeveri me dhunë.

Nikollë Lesi: Kujdes fjalët me mua. Ore mos ngatërro gazetën me protestë.

Ervin Salianji: Protestën që ka bërë PD dhe opozita e bashkuar gjithë këto vite nuk i ka bërë asnjë parti politike. Rama do të ikë shumë shpejt.

Nikollë Lesi: Mos u bëj militant. Nuk po akuzoj Lul Bashën.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Mark Marku: Nëse dikush do i bënte “Foltore” Berishës, do ishte rrahur 10 herë në ditë

Read Next

Nikoll Lesi i bie me furçe Ervin Salianjit, i bën make-up para emisionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular