“Shi parash nga qielli” ka rënë Kaliforni të Shteteve të Bashkura të Amerikës dhe të gjithë qytetarët që ndodheshin pranë janë habitur dhe lumturuar. Një episod që shikohet në filma apo në ëndrra ndodhi pranë syve të qytetarëve të cilët shpejtuan të mblidhnin paratë.
Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin.
Gëzimi i njerëzve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona.