(VIDEO) Përplasen keq në emision/Arben Ristani: Merr zarfe me para, Artur Zheji: Po ti ishe tape dhe…

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe gazetari Artur Zheji janë përplasur ashpër në emision, teksa kanë lëshuar akuza të forta kundrejt njëri-tjetrit.

Gjatë fjalës së tij Zheji po theksonte se Ristani kishte nxjerrë nga konteksti një intervistë të Grida Dumës të para pak viteve, ndërsa Ristani u nxeh duke i thënë Zhejit se edhe ai merr favore.

Madje Ristani foli për zarfe me para që ka marrë Zheji si gazetar. Ndërsa ky i fundit iu kthye Ristanit duke i thënë se edhe ai e ka parë atë teksa ka qenë i dehur.

Pjesë nga debati:

Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime, edhe ti ke benefite për pozicionin që mban. Kur takohesh edhe me ca zarfa diku, apo jo?

Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë, kur negocioje dhe s’mbaje presionin kur bëje atë që bëje. Ti je keq, ke probleme.

Ristani: Ruaju, mos merr zarfa poshtë e lart edhe rri drejt. Provokime të tilla mos bëj këtu.

Zheji: Modero alkoolin zotëri, modero alkoolin, sepse dëmton neuronet.

Ristani: Unë jam burrë dhe bëj jetën time, është e ulët të marrësh zarfa.

Zheji: Zarfat i merr ti dhe ti e di shumë mirë sa zarfa ke marrë. Modero alkoolin, ti je i dëshpëruar, je për nivele të lemerisë. Ti s’punon në marrje.

Vinkmag ad

Read Previous

Topalli: Ja kush mund të ketë ndikuar që SHBA të shpallë ‘non grata’ Sali Berishën

Read Next

(VIDEO) “Ç’ke me Grida Dumën, të të vijë turp! Mos më thuaj mua stop”/Dudushi përplaset me Kokalarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular