Një makinë me shpejtësi u përplas me një grua dhe dy fëmijët e saj teksa po kalonin rrugën në Londrën Perëndimore.
Sipas DailyMail, e pamjet tregojnë familjen duke ecur përpara, teksa një makinë tenton të kalojë me shpejtësi, duke i goditur papritmas dhe duke i përplasur në rrugë.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se shoferi u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në paraburgim, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.