Vikingët shpesh mendohen si luftëtarë ‘racë të pastër’, me flokë biondë dhe me sy blu që ndryshuan rrjedhën e historisë evropiane.
Tani një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë ka hedhur poshtë këtë mit të ditëve moderne të vikingëve duke ekzaminuar prejardhjen e tyre gjenetike. Sekuenca më e madhe e ADN-së ndonjëherë e mbetjeve vikinge zbulon diversitetin e tyre të habitshëm etnik.