VIDEO/Qytetari degjeneron Blendi Klosin në mes të takimit elektoral: Po çfarë mandati të tretë kërkoni ju, s’keni bërë asgjë

Në takimet elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit janë hasur edhe përplasje midis kandidatëve për deputetë dhe vetë qytetarëve të cilët ankohen për keqqeverisjen e kryeministrit Rama.

Gjatë një takimi elektoral në Berat, kandidati i Partisë Socialiste Blendi Klosi u përball me revoltën e qytetari i cili u shpreh i revoltuar se Rilindja nuk ka bërë asgjë në 8 vite qeverisjeje.

“Po më mashtroni, ça takse thoni ju, keni vënë një shtyllë aty dhe thoni ka drita. Çfarë ka bërë Rilindja për ta që ta meritojë mandatin e 3-të, lërjani tjetrit, lërjani të rinjve?”

Ky është rasti i dytë pas takimit elektoral të disa ditëve më parë në Librazhd ku kandidati Taulant Balla u përball me një qytetar të revoltuar i cili i kërkonte llogari se ç’ka bërë për 8 vite. Por, ai nuk mundi ta mbaronte fjalën pasi Balla urdhëroi t’i hiqnin mikrofonin nga dora.

Vinkmag ad

Read Previous

Punëtorë nga Bangladeshi/ Dash Shehi: Rama do treg skllevërish në Shqipëri

Read Next

Borxhin Bechettit ia ka Rama dhe Veliaj, jo shqiptarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular