Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi Foltoren e radhës në Kamëz, ku u prit nga qindra qytetarë. Pas fjalimit të tij, fjalën e kanë marrë simpatizantët, një prej të cilëve ishte edhe një shkodrane që jetonte prej vitesh në Kamëz.
Ajo i tha ish-kryeministrit se e kishte parë në ëndërr, sikur ai ishte rikthyer dhe ishte vendosur sërish në krye të Partisë Demokratike.
“Unë ju pak parë në ëndërr zoti Berisha, se ju jeni rikthyer e marrë sërish PD-në. Ne duhet të protestojë dhe jo në çadra, por të ngulemi aty deri sa të rrëzojmë Ramën. Jo me protesta dyorëshe, por në asfalt jo me çadër derisa sa të rrëzojmë Edi Ramën, më mirë flej 100 ditë në asfalt se sa shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vite”, tha qytetarja.