Një ngjarje e rëndë që mund të shënonte dhe viktima ka ndodhur brenda një lokali në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.
Tre persona të maskuar dhe armatosur me kallashnikov kanë hyrë në ambientet e një lokali duke kërcënuar 4 të rinj të tjerë që ndodheshin brenda ambienteve.
Siç duket qartësisht edhe nga pamjet që kanë kapur kamerat e sigurisë, të publikuara nga “Panorama.al”, ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor. Në pamje duken tre personat me automatik në krah dhe njëri prej tyre u afrohet të rinjve dhe ju kërkon mjetet e identifikimit.