Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim, duke vënë në dukje se diplomatja ‘diplomatja i paska thënë kryedemokratit Basha se “Berisha i di që kemi dosje”.
Sipas Berishës, SHBA ka dosje por këmbënguli se të gjitha çfarë shkruhen aty janë vetëm shpifje. Ai kërkoi Bashës që të linte mandatin e kryetarit, ndërsa i dërgoi edhe një mesazh deputetëve të listës së tij, duke i kërkuar që të mos pranojnë asnjë marrëveshje me Ramën.