Search
Close this search box.

VIDEO/Salianji i dënuar prandaj nuk merr vizë për në SHBA? Ja çfarë thotë vetë deputeti

 “Shembull pyete Salianjit, a merr dot vizë për në USA? Pse nuk përjashtohet Salianji se edhe ai nuk merr dot dhe jo se ka bërë ndonjë gjë më thotë, se Salianji është i ndershëm, por sepse është i dënuar”.

Ky mesazh i ardhur në celularin e Arian Çanit në Zonë e Lirë iu lexua drejtpërdrejt deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili këtë të premte ishte i ftuar në studio.

Por Salianji i konsideroi këto si “budallallëqe” ndërsa personin që e kishte shkruar mesazhin si “taleban”.

Arian Çani: Më thotë: “Non grata”  e shoqëruar me vendim të Sekretarit të Thesarit nuk është më vetëm për vizën më thonë. Berisha nuk e ka nga Sekretari i Thesarit. Ata bullgarët që u shpallën në një kohë me Berishën e kanë dhe nga Thesari. Për shembull pyete Salianjit, a merr dot vizë për në USA? Pse nuk përjashtohet Salianji se edhe ai nuk merr dot dhe jo se ka bërë ndonjë gjë më thotë, se Salianji është i ndershëm, por sepse është i dënuar. Ka një dënim për ty?

Ervin Salianji: Këto janë budallallëqe.

Arian Çani: Basha ka 3 vite që i refuzohet se ka qenë nën hetim. SHBA nuk jep viza për ata që janë nën hetim.

Ervin Salianji: Janë budallallëqe. Ta thashë sot që do të jem në vizitë zyrtare. Ka takime të të gjithë përfaqësuesve të SHBA me Bashën.

Arian Çani: Është e vërtetë për veten tënde?

Ervin Salianji: Këto janë budallallëqe. Domethënë mund të jenë ndonjë taleban nga këto.

Arian Çani: Nuk është taleban jo!

Ervin Salianji: Taleban mor është. Janë talebanë. Është e pavërtetë. SHBA kanë një qëndrim zyrtar i cili është publik. Edhe këta që e mbështesin thonë që na duhen SHBA, por edhe Basha është njësoj.

Arian Çani: Nuk është njeri kundër SHBA

Ervin Salianji: E gjitha është për atë. Pse deri më 9 Shtator nuk ishte. Është interes personal, thellësisht personal. T’i përdorim demokratët që të vijnë të gjithë ish-drejtuesit e korruptuar të PD, të gjithë drejtorët që kanë punuar kundër PD.

Arjan Curi: Kush janë këta?

Ervin Salianji: I ke në rresht të parë në foltore./tvklan.al

Vinkmag ad

Read Previous

Braçe: PS nuk i dëgjon njerëzit, ja çfarë i thashë Ramës në zyrë kur ika

Read Next

VIDEO/Teksa lexohej vendimi filloi të dridhej, 18-vjeçari që vrau 2 persona shpallet i pafajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular