Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë.
Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit, raporton abcnews.al.
Duke mos u mjaftuar me kaq, Serbia ka dërguar në zonë edhe disa njësi tankesh, ndërsa mediat serbe kanë nisur propagandën kundër shqiptarëve, një praktikë e ngjashme kjo edhe gjatë periudhës kur Millosheviçi masakronte shqiptarët në 1999.
NATO ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët, ndërsa e vetmja gjë që kërkon Kosova është reciprociteti për regjimin e targave me Serbinë.