VIDEO/Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, arrestohen 4 shqiptarë, rolet që kishin në përpunimin dhe shitjen e drogës (Emrat)

Një bandë e trafikut të kokainës është goditur nga policia italiane, ku të arrestuar janë katër shqiptarë dhe një italian, ndërsa një anëtar tjetër është shpallur në kërkim. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç, dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, operacioni i policisë ishte koduar “Illyricum”, për shkak të emrit që përdorte grupi i shqiptarëve për tu’ identifikuar. Sipas hetimeve të policisë italiane, Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj. Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie. Hetimi filloi në nëntor 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aosta-s, pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës.

Vinkmag ad

Read Previous

Sot mund të mësoni diçka të re, njihuni me shenjën më me fat të Horoksopit

Read Next

Zbulohet shkaku që çoi drejt vdekjes çiftin në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular