VIDEO/’Shpërthen’ Gjergj Luca: Shteti s’ka pse më merr mua taksat dhe i jep për asistencë sociale, i jep për dembelët

Sipërmarrësi Gjergj Luca ka zgjedhur sërish të revoltohet ndaj njerëzve në nevojë dhe atyre që mbahen me asistencë sociale. Duke folur nga Elbasani, ku në restortin e tij u mbajt takimi i dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, Luca theksoi se shteti nuk ka pse iu merr taksa sipërmarrësve dhe ua jep njerëzve me asistencë socialë dhe atyre që janë dembelë.

“Unë mendoj se plaga më e madhe si në Shqipëri dhe në Kosovë është plaga e punës. Kjo plagë e papunësisë, nuk kurohet me demagogji. Por kurohet dhe shërohet që të shohin të vërtetën që krijon puna. Vetëm ajo e shëron plagën e papunësisë. Skema e asistencës sociale është një skemë gabim sepse të gjithë këto miliona që paguan shteti për atë asistencën sociale, unë gjykoj dhe e kam thënë përherë, që 90 për qind të këtij kontributi që jep shteti nga taksat tona, nga taksat e atyre grave që kanë kurajë dhe punojnë që duan të ecin përpara që duan të kuptojnë të vërtetën, nuk kanë pse paguajnë për dembelët, nuk kanë pse paguajnë për të pandershmit”, ka theksuar Luca për RTSH-në.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Zhigoloja “nxjerr sekretet”: Gratë shqiptare kanë kërkesa, njëra më erdhi me burrin. Ja sa euro marr për një shërbim

Read Next

Dosja e ish-ministrit të Brendshëm/Ja kush do të vendosë për fatin e Saimir Tahirit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular