VIDEO/Shtyu drejt greminës gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë

Është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë, i identifikuar si Sh.T., i cili shtyu gazetaren e Top Channel Anila Hoxha dhe një operator drejt greminës në Qafë Mollë, Dajt.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Gazetarja po raportonte detajet e ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha që ishte zhdukur prej disa ditësh, ndërsa në një moment, u shty nga punonjësi i policisë.

Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe reagoi me tone të ashpra duke shtyrë gazetaren dhe operatorin. Ata u rrëzuan në tokë, në anë të një gremine. Gazetarja Anila Hoxha pësoi lëndime dhe gërvishtje nga sjellja brutale e policisë.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, i thotë në një gazetarja Anila Hoxha – efektivit pasi rrëzohet në tokë.

Pavarësisht se i rrëzoi, polici nuk ofroi në asnjë moment ndihmën e tij për të ngritur gazetaren dhe operatorin që u lënduan nga sjellja e tij. Kujtojmë se gazetarja Anila Hoxha ka siguruar detaje ekskluzive rreth ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cenimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO)“Polic je ti ore? Çfarë je ti? Debil” /Efektivi shtyn operatorin dhe gazetaren, rrezikojnë të bien në greminë

Read Next

Biznesmeni i vrarë u telefonua 4 herë nga miku i tij/Ja lëvizja e tij nga lokali për në Dajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular