VIDEO/ Si Besnik Mustafaj, ish-ministri i Berishës deklaronte se do sillte gazin rus në Shqipëri

Jepi Share

Të enjten, Sali Berisha shfrytëzoi ditën kur gazsjellësi “TAP” arriti plot 10 miliardë metër kub gaz furnizim për Europën për të rrëfyer prapaskenat e një historie që tashmë në kohë lufte e nxjerr largpamës me vendime në interes të Perëndimit. Ai tha se kishte refuzuar një ofertë përrallore të “Gazprom”-it rus, duke i qëndruar projektit të “TAP”-it. “Oferta u refuzua për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e “Gasprom” tha Berisha.

Ironia e rusëve në Tiranë ishte therëse. “Sa kërkoi zoti Berisha që as “Gazprom”-i nuk mundi dot t’i mbledhë ato “shuma përrallore?”. Replikat vazhdojnë. Por tani është momenti për të folur protagonistët e tjerë. Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë histori kthehemi pas në vite. Në 2006 kur ministër i Jashtëm ishte Besnik Mustafaj. Gjatë një vizite në Moskë Mustafaj shprehej se i “përcolli “Gazprom”-it interesin e qeverisë shqiptare që të vij në Shqipëri”.

Sigurisht që zoti Mustafaj nuk foli me kokën e tij, aq më tepër në Moskë dhe mbi të gjitha kur bëhet fjalë për diplomacinë ekonomike. Por si qëndron e vërteta? Debatit mund t’i jepte fund, njeriu që i bëri kërkesën “Gazprom”it, Besnik Mustafaj. Në emrin e cilit foli ai në Moskë, personalin apo të kryeministrit Sali Berisha?  “5pyetjet.al” kontaktoi me ish-ministrin e Jashtëm për të dëgjuar versionin e tij, referuar deklaratave të ish-kryeministrit të tij dhe kërkesës që bëri në mes të Moskës. Por zoti Mustafaji nuk pranoi të komentonte duke theksuar se “kapitullin e diplomacisë e kishte mbyllur”.

“Kjo (vizita në Moskë) është në 2006, Berisha flet për 2011. Janë kohë shumë të ndryshme, janë 5 vite në mes. Unë në prill të 2007 kam ikur nga ministria e Jashtme. Unë nuk jap asnjë intervistë në këtë rast. Është një kapitull i mbyllur për mua puna e diplomacisë. Nuk do të jap asnjë shpjegim. Kanë kaluar 16 vite. Nuk kam asnjë dëshirë që të flas për ato gjëra” tha ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ Ushtari ukrainas lëshon thirrjen e frikshme nga qyteti i tmerrshëm: Aman na ndihmoni sepse po…

Read Next

Shpjegim i tmerrshëm se pse ende nuk i kemi takuar alienët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular