Familjarët e “Mbretit” të Instagramit, Kozak Braci kanë denoncuar peng-marrjen e këtij të fundit. Në videon që ilustrohet në vijim, video e cila u transmetua live në rrjetet sociale, shihet një grup të rinjsh që kanë futur në makinë Kozakun të cilin e kërcënojnë dhe godasin. Në video dëgjohen të rinjtë që i kërkojnë të thotë më fal duke përdorur fjalë banale, ndërsa Kozaku bindet.
Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre sapo ka zbritur nga një taksi. Ndërsa policia e ka gjetur pasditen e sotme dhe ka shpallur në kërkim autorët.
