Search
Close this search box.

VIDEO/Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.5 shkatërron ndërtesat dhe rrugët

Një tërmet me magnitudë 7.5 goditi veriun e Perusë rreth 40 km (25 milje) nga qyteti Barranca herët të dielën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas mediave të huaja nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo dëme nga tërmeti, i cili u ndje deri në kryeqytetin, Lima.

Sidoqoftë, ndonëse nuk u raportua për viktima, më vonë u tha se ndërtesat dhe rrugët kanë pësuar dëmtime. Tërmeti goditi në një thellësi prej më shumë se 100 km (60 milje), duke kufizuar nivelin e lëkundjeve.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare tha në një postim në Twitter se tërmeti ndodhi në një rajon shumë pak të populluar të pyjeve tropikale të Amazonës. Ndërsa Sistemi i Paralajmërimit të Cunamit në SHBA tha se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Vinkmag ad

Read Previous

Edi Rama dhe Ilir Meta bashkë në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Read Next

Mjeku i njohur: Ja çfarë simptomash shkakton lloji i ri i koronavirusit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular