Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën C në Ligë e Kombeve, është mbyllur në mënyrë të pazakontë. Sfida teknikisht është mbyllur me rezultatin 0-0, pas një ndeshje të dominuar thuajse plotësisht nga “Dardanët”. Por këta të fundit nuk ishin në fushë për vërshëllimën përfundimtare.
Në minutën e 5-të shtesë të takimit, kapiteni Amir Rrahmani i komunikoi gjyqtarit tërheqjen nga fusha e lojës të ekipit dhe bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve shkuan në dhomat e zhveshjeve, si pasojë e thirrjeve anti-shqiptare dhe “Serbi, Serbi” që vinin nga tribunat.
Negociatat për kthimin në fushë vazhduan për rreth një orë, por lojtarët e Kosovës nuk ndryshuan mendje, duke bërë që gjyqtari të kthehej dhe të dekretonte mbylljen e sfidës pa “Dardanët” të pranishëm.
Kjo çështje tashmë kalon në dyert e UEFA-s, e cila duhet të marrë vendim për përfundimin teknik të sfidës e cila është zyrtarisht “e braktisur”.
Gazetari rumun zbulon prapaskenat: Ishin shumë pranë rifillimit, por panë një video dhe…
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk përfundoi dhe quhet “e braktisur”! Pasi gati 1 ore, arbitri ka vërshëllyer tri here pasi ne fushe doli vetëm Rumania dhe shkelmoi topin… Kosova ka qëndruar në dhomat e zhveshjes. Arbitri vërshëlleu fundin e ndeshjes edhe pse kishte ende minuta për të luajtur.
Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur rumun, Emanuel Roshu, zbulon se lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më në fushë.
Gjithashtu Roshu bën me dije se drejtuesit e Kosovës ishin në konktakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit.
“Lojtarët e Kosovës ishin shumë pranë rifillimit të ndeshjes në një moment, por ata panë një video dhe u bindën të mos ktheheshin më. Ata ishin në kontakt me përfaqësuesit e UEFA-s përmes telefonit”, shkruan gazetari rumun.
