Është tashmë e njohur se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk duron kritikat dhe as mediat që nuk i shkojnë avazit të tij.
Të gjitha ekranet e TV transmetuan 2 ditë më parë një aktivitet të tij duke mbjellë pemë me disa ambasadorë të shpërndarë nga zyra e tij e shtypit.
E vërteta është se në aktivitet, Veliaj ka pasur një përplasje të fortë me gazetarin e Ora News që kishte shkuar për ta pyetur për protestën e banorëve të “5 majit”.
Por Veliaj jo vetëm që e ka shmangur, por edhe e ka fyer reporterin Isa Myzyraj që kishte shkuar të bënte detyrën e tij. Më poshtë përplasja dhe video e transmetuar nga RTV Ora.
DEBATI
Erion Veliaj: Si nuk ke turp!
Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!
Erion Veliaj: Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge
Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median? Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin… Unë jam gazetar zotëri!
Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur
Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.
Truprojet përpiqen ta ndalojnë
Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time
Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.
Erion Veliaj: Ej … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash
Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.
Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.
Ndërhyn një personel i Veliajt: Ik mor plak se është për të ftuarit e jo për ty.
Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.
Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?
Gazetari: Përveç medias
Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës
Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.
Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp
Gazetari: Çfarë jam unë!