Një 15 vjeçare kishte pesë ditë që nuk kishte shkuar në shtëpi, ndërsa e ëma e cila po e kërkonte vajzën e saj e takoi atë rastësisht në një rrugë.
15 vjeçarja është përpjekur t’i bëjë rezistencë nënës së saj e cila në videon e mëposhtme shihet që po tërhiqte prej flokësh vajzën e saj.
Teksa vajza bërtiste prej dhimbjes njerëzit përreth nxituan për ta ndihmuar, ndërkohë vajza ka shpëtuar nga duart e të ëmës dhe është larguar.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e policisë të cilët më pas e kanë dërguar të ëmën e 15 vjeçares në rajon ku dhe i kanë marrë një deklaratë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Turqi.